Lidhje

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin që rrafshoi hotelin në Sarandë


Sarandë, hoteli i shkatërruar

Policia e Sarandës tha se arrestoi djalin e një prej pronarëve të hotelit, që u rrafshua mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit, nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi që solli dëme materiale në shume biznese dhe godina banimi.

Sipas policisë 36-vjeçari Sotir Çabiri po hetohet për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Policia e Sarandës tha se ka sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga Çabiri gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera.

Policia ka siguruar gjithashtu pamjet nga kamerat e vendosura jo vetëm nga subjektet private por edhe bashkia e qytetit.

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin që rrafshoi hotelin në Sarandë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Burime nga grupi hetimor thanë se në momentet e ndalimit Çabiri ka pohuar në polici se nuk kishte lidhje me shpërthimin.

Prokuroria po heton konfliktin prej gati 20 vitesh të pronësisë mbi hotelin ndërtuar që në vitin 1996 në shëtitoren e qytetit bregdetar.

Një vendim gjyqësor i Gjykatës së Apelit Gjirokastër i njihte bashkëpronarit tjetër të hotelit, shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu 90% të pronësisë, dhe Spiro Çabirit, babait të 36-vjeçari të arrestuar, 5% , pasi 5% i përkisnin një shtetasi tjetër të ndarë nga jeta.

Sipas të dhënave nga Gjykata, Çabiri nuk e kishte pranuar këtë vendim dhe e kishte ankimuar në shkallët më të larta të gjyqësorit dhe deri para shpërthimit vijonin proçeset gjyqësore.

XS
SM
MD
LG