Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon beson se al-Kaida është pas dy shpërthimeve në Damask, javën e kaluar, që vranë 55 persona.
Zoti Ban tha sot se përfshirja e mundshme e grupit terrorist në trazirat në Siri ka "krijuar probleme shumë serioze".
Dy shpërthime me bombë tronditën kryeqytetin sirian më 10 maj, duke rezultuar në sulmin më vdekjeprurës të vendit që nga fillimi i kryengritjes së opozitës.
Dhuna shpërtheu përsëri sot në Siri.Opozita Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se zjarri i automatikëve vrau tre persona në rajonin e Homsit ndërsa bombardimet nga ana e qeverisë lanë një person tjetër të vrarë.