Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila gjatë ditës u takua me ambasadoren e Izraelit shkroi në rrjetet sociale se qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për Zërin e Amerikës se rreth 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian pas masave ndëshkuese të Brukselit.
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re që pritet të hyjë në fuqi me një shkurt, sipas së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, një vendim që ka nxitur shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë
Sipas Bankës Qendrore, euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend. Kjo ka nxitur shqetësimin e Beogradit, përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë dhe diplomatëve perëndimorë të cilët kanë kërkuar të rishikohet vendimi.
Një rregullore e re e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës që monedha euro të lejohet e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, ka nxitur shqetësimin e Serbisë për mundësinë e ndalimit të përdorimit të valutës së saj në Kosovë.
Nënshkrimi i një peticioni për largimin e kryetarëve pritet t’i hap rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Ministri Hasani i cili takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës gjatë një vizite në Prishtinë, tha se rajoni është duke kaluar një periudhë të vështirë.
Ai i bëri këto komente pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.
Kryeministri irlandez tha se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jetik për qëndrueshmërinë rajonale.
Kryeministri Kurti tha se Serbia po përdorë metodat e presidentit rus Vladimir Putin, duke arrestuar qytetarët e Kosovës dhe frikësuar kundërshtarët e tij politikë dhe sipas tij kjo qasje bie ndesh me detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Zoti Cameron i bëri këto komente gjatë vizitës në Prishtinë, e para që kur mori postin e sekretarit të jashtëm në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak.
Që nga 1 janari qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, tetë vjet pas marrjes së propozimit nga ana e Komisionit Evropian.
Përkrahësit e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”, pohojnë se parregullsitë u identifikuan edhe ngavëzhguesit vendas e ndërkombëtarë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, përfshirë ato për bashkinë e Beogradit.
Qytetarët thonë se liberalizimi i vizave do të hap mundësi të reja për ta ndërsa përfaqësues të bizneseve shprehin shqetësimin për mundësinë e largimit të fuqisë punëtore.
Çështja e targave të makinave shpeshherë ka çuar në tensione të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet serbe hodhën poshtë pohimet e kryeministrit Kurti, duke ngritur akuzat se kjo është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka Kosova në dialog
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova është përballur me raste të shumta të radikalizmit dhe disa qindra qytetarë të saj ishin bërë pjesë e organizatave ekstremiste në luftën e Sirisë.
Policia tha se rreth 4 mijë e 200 makina janë regjistruar me targa të reja ndërsa paralajmëroi gjoba apo edhe konfiskim të makinave për atë që nuk i kanë zëvendësuar.
Presidentja Vjosa Osmani tha se është me rëndësi që të gjithë, pa dallim partiak, të ulen dhe bashkërisht të përgatisin komentet rreth shqetësimeve të tyre me projekt statutin e Asociacionit.
Ai po vuante një dënim për “pengim të drejtësisë”.
Ngarko më shumë