Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe serbët në veriun e Kosovës e shohin luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një debati në parlament lidhur me propozimin evropian që zgjati deri në orët e mëngjesit të së premtes se gjatë gjithë procesit të bisedimeve, Beogradi ka kërkuar zbatimin e Asociacionit si parakusht.
Në prag të takimit të radhës Kosovë – Serbi, këshilltari i DASH-it, Derek Chollet tha se SHBA-ja mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Beogradi kërkon që para se të flitet për propozimin evropian të zbatohet kjo marrëveshje ndërsa Prishtina ka hezituar ta zbatojë atë nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti sot kushtet e vendosura prej tij për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier mirëpriti të martën vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se propozimi evropian është “një platformë solide” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
I dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën në Prishtinë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duhet të zbatohen.
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojë në Prishtinë për të dytën herë brenda më pak se një jave në dritën e diskutimeve mbi propozimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha sot se e mirëpret synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe Bashkimit Evropian së bashku me këshilltarët e presidentit francez, të kancelarit gjerman dhe kryeministres italiane pritet të qëndrojnë të premten në Kosovë dhe Serbi
Kosova po përballet me trysni ndërkombëtare për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet thonë se nuk do të zbatojnë një Asociacion një etnik.
Komentet e zotit Kurti vijnë një ditë pasi këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është detyrim ligjor
Zoti Chollet bisedoi me udhëheqësit e Kosovës dhe do të shkojë të enjten në Serbi në një periudhë përpjekjesh për ripërtëritjen e bisedimeve mes dy vendeve
Ai i bëri këto komente një ditë para vizitës së këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Prishtinë
SHBA dhe BE dënuan incidentin e një dite më parë në në komunën e Shtërpcës, ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë. Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar për incidentin, i cili u dënua gjerësisht edhe nga institucionet vendase.
Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se i dënuari H.S. “është angazhuar si pjesëtar i “ISIS-it”
Mesha kryesore është mbajtur mbrëmë në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, gjatë së cilës Ipeshkvi i Ipeshkvis së Kosovës Dodë Gjergji foli për nevojën e pajtimit të qytetarëve dhe ruajtjen e paqes në vend.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit E.S dhe A.Gj., kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme”.
Për të nëntën ditë me radhë në veriun e Kosovës rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë, vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga grupe serbësh
Ngarko më shumë