Ditari - Ngërç në bisedimet Israel-Hamas për armëpushim
Në Shkodër, policia njoftoi sot se 4 pjesëtarë të një familje, një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë. Autoritetet kanë ndalur babain i cili dyshohet sipas policisë të ketë nxitur aktin. Analistët në Mal të Zi e shohin situatën gjeo-politike si dhe luftën në Ukrainë si një moment që mund të ndihmonte përpjekjet për integrimin evropian të vendit. Por ata thonë se një riorganizim i qeverisë me partitë pro-serbe dhe pro-ruse mund ta ngadalësojë dukshëm procesin.