Të shtunën kaluan kanalin 61 anijet e fundit nga 422 anije që prisnin në radhë të hënën pasi u zhvendos nga rruga Ever Given.
Egjipti realizoi paradën e pashembullt të mumjeve të faraonëve nga Kairo për në qytetin e lashtë, Fustat.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara thanë të premten se do të zhvillojnë bisedime indirekte në Vjenë të martën si pjesë e negociatave më të gjera për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive globale.
Emergent BioSolutions, partneri i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson për prodhimin e vaksinave tha të enjten se kishte asgjësuar një sasi përbërësi për vaksinën kundër COVID-19 pasi nuk përmbushte specifikimet.
Kompania BioNTech tha se fabrika e saj e re në qytetin gjerman të Marburgut dhe një zgjerim i rrjetit të prodhimit të vaksinave të saj nga kompani të tjera do të rrisin nivelin e furnizimit me vaksinën kundër koronavirusit këtë vit.
Prokurorët kanë shfaqur para jurisë video të arresimtit dhe vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd të marra nga kënde të ndryshme
Në një intervistë me rrjetin CNN, shefi i diplomacisë amerikane thotë se megjithë rivalitetin në rritje mes dy vendeve, ka edhe pista për bashkëpunim.
Një grua mbeti e vrarë, pesë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një bibliotekë në periferi të Vankuverit. Policia ka ndaluar një person.
Zalmay Khalilzad po shkon në Turqi dhe rajon, tha Departamenti i Shtetit të shtunën, në një përpjekje për të inkurajuar palët afgane të shpejtojnë negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në vend.
Një koalicion i përbërë nga grupe për të drejta civile argumenton se ligji i mbështetur nga republikanët ka për qëllim ta bëjë më të vështirë për banorët e këtij shteti, veçanërisht afrikano-amerikanët, për të marrë pjesë në votime.
Presidenti i SHBA tha se i kishte sugjeruar Kryeministrit britanik Boris Johnson "të kemi një nismë, me pjesëmarrjen e shteteve demokratike, që të ndihmojmë komunitete në mbarë botën që kanë nevojë reale për ndihmë".
Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha se është i shqetësuar "rreth hezitimit që ekziston ende tek shumë grupe" që siç tha ai, do ta bëjnë më të vështirë arritjen e imunitetit të turmës.
Në konferencën e parë për shtyp që kur mori mandatin, presidenti i Shteteve të Bashkuara foli për krizën në kufi, objektivin për vaksinat dhe hedhjen e raketave nga Koreja e Veriut
Ekziston shqetësimi se përparimi i bërë nga shumë vende në rajon kundër COVID-19 mund të përmbyset nga valët e reja të infeksionit të lënë jashtë kontrollit në Brazil
Qytetarë të thjeshtë dhe blerës përmes internetit në Kinë reaguan me kritika dhe bënë thirrje të enjten për bojkotimin e kompanisë suedeze, ndërsa duket se autoritetet kanë bllokuar faqen e saj elektronike në platformën Alibaba.
Guvernatori demokrat Ralph Northam tha se masa do të ndihmonte në reformimin e një sistemi të papërsosur të drejtësisë
Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën në selinë e NATO-s në Bruksel se Perëndimi duhet të angazhohet me Rusinë për të mbështetur interesat e ndërsjellta, por duke i mbajtur "sytë hapur".
Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet e së martës nuk i japin atij një rrugë të qartë drejt fitores
Sipas sondazheve paraprake, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk arriti një shumicë të qartë, por një marrëveshje e mundshme me një rival të djathtë mund ta nxjerrë atë fitues
Gjermania ka njoftuar zgjatjen e masave të izolimit pasi vendi ka përjetuar gjatë javëve të fundit një rritje të ndjeshme të përhapjes së infeksionit.
Ngarko më shumë