Sipas Institutit të Statistikave, eksportet e grupit tekstil-këpucë në 7 mujorin e këtij viti pësuan rënie me 1.8 për qind
Këtë vit, për herë të parë pas 30 vitesh, Shqipëria pritet të plotësojë nevojat e saj me misër
Ky është rasti i dytë brenda tre muajve të fundit kur punonjës të policisë së Shkodrës pezullohen nga detyra dhe hetohen nën dyshimin e favorizimit të kultivimit të bimëve narkotike
Më 9 shtator të vitit 1946 banorët e Postribës dhe rrethinave sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë
Në katedralen që i kushtohet shenjtores Nënë Tereza, në Vau Dejës, u përkujtua të martën dita e shenjtërimit dhe 26 vjetori i ndarjes së saj nga jeta
Garat e sotme, të zhvilluara në pikën turistike të Shirokës, janë mbështetur edhe nga “Europa Donna Albania”, organizatë që ndihmon gratë dhe vajzat e diagnostikuara me kancer të gjirit
Tri dekada pas rënies së komunizmit, familjarët e personave të zhdukur kërkojnë ende të mësojnë se si u vranë dhe ku u varrosën të afërmit e tyre
Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës janë ruajtur qelitë e ish të burgosurve, vendet e torturave dhe marrjes në hetuesi, por edhe vuajtjeve dhe qëndresës së elementëve antikomunistë të qytetit të Shkodrës
Ndaj tyre rëndon akuza për “korrupsion aktiv” në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Fran Tuci dhe Ndoc Marku në kundërshtim me ligjin, sipas SPAK, kanë lejuar hapjen e një segmenti rrugor prej rreth 1.8 km dhe gjërësi rreth 5 m, duke u dëmtuar kështu një sipërfaqe e konsiderueshme e fondit pyjor
Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vitet e fundit, në shumë qytete funksionojnë shkollat apo klasat e artit, si në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier, Gjirokastër etj. Në këto shkolla përgatiten qindra të rinj për të vazhduar rrugën e artit.
Përpjekjet e vazhdueshme të banorëve, për t’u pajisur me çertifikatën e pronësisë për pronat e trashëguara, kanë ndeshur në vesh të shurdhër dhe zvarritje nga viti në vit.
Sipas Shërbimit metereologjik të ushtrisë, gjatë ditëve në vazhdim, temperaturat në disa zona të Shqipërisë pritet të shkojnë mbi 43 gradë celcius.
Vlerësimet më të fundit mbi gjendjen e lumenjve tregojnë se cilësia e ujërave është shumë e mirë, por ajo fillon e cënohet në rrjedhat e poshtme për shkak të ndotjeve që shkaktohen nga hedhja e mbeturinave, derdhja e ujërave të zeza si dhe shfrytëzimi i ujërave nga ndërtimi i heceve.
Në bashkitë në veri të Shqipërisë nuk ka asnjë grua kryetare bashkie dhe as në krye të njësive administrative.
Në sistemin universitar të Shqipërisë këtë vit u regjistruan 2% më pak të rinj krahasuar me një vit më parë, duke rrezikuar mbylljen e disa degëve në disa prej universiteteve të vendit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në 5 muajtë e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth 2 milion e 400 mijë vizitorë të huaj, ose 42% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rajoni i Shkodrës vazhdon të mbetet një nga zonat më të prekura nga kultivimi i bimëve narkotike.
Në një video të publikuar nga emisioni investigativ "STOP", në Tv Klan, rektorja Golemi shfaqej duke marrë shumën prej 150 euro nga një student, në këmbim të një note kaluese në provim
Ngarko më shumë