Lidhje

Haga: rezultatet e para të autopsisë së Milosheviçit flasin per vdekje nga ataku ne zemer


Një zyrtar i Gjykatës së Hagës tha se raportet paraprake të autopsisë tregojnë se ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç vdiq nga ataku në zemër.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen të hënën.

Kryeprokurorja e Gjykatës, Carla del Ponte tha se zërat se 64 vjeçari Millosheviç ishte helmuar apo kishte kryer vetëvrasje ishin thjesht thashetheme.

Por një avokat i Millosheviçit u tha gazetarëve në Gjykatë se i pandehuri kishte shkruar një letër një ditë para vdekjes, ku thoshte se kishte frikë se po e helmonin. Sipas avokatit Zdenko Tomanoviç në letër përmendej se një analizë e gjakut kohët e fundit kishte patur gjurmë antibiotikësh që Milosheviçi thoshte se nuk i kishte marrë ndonjëherë.

Millosheviçi po gjykohej për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid për rolin e tij në konfliktin ballkanik të viteve 90. Gjykimi ishte ndërprerë disa herë për shkak të problemeve shëndetësore të Milosheviçit shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. //rd, ii//

XS
SM
MD
LG