Arrestimet në Shkup janë bërë në orët e paraditës së të premtes. Tek dy personat, sipas policisë, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh dhe municionesh, si dhe pajisje të tjera
Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe strukturat euro-atlantike, ndërsa autoritetet në Shkup shprehen të gatshme të shkëmbejnë përvojën e tyre me Kosovën në këtë rrugë.
Fitër Bajrami shënon fundin e agjërimit prej 30 ditësh dhe klerikët myslimanë në këtë kremte bëjnë mesazhe për paqe, pajtim dhe për solidarizim me personat në nevojë.
Drejtori i Përgjithshëm i Frontex-it, Hans Lajtens tha se Agjencia do të punojë me Maqedoninë e Veriut për ruajtjen "e qytetarëve tanë dhe për sigurinë e të gjithë rajonit”.
Zyrtari amerikan thotë se Serbia është një “bazë” kryesore prej nga nisen dezinformatat dhe manipulimet lidhur me rajonin, sepse media ruse të mbështetura nga Kremlini ende veprojnë në Serbi
Hedhja e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Tetova drejt Gostivarit po bëhet në një kohë kur janë shtuar kritikat në median lokale për mungesën e transparencës lidhur me tenderin e ndërtimit të kësaj infrastrukture, sa të rëndësishme po aq dhe të kushtueshme.
Vizita duket se ka për qëllim foricmin e nismës "Ballkani i Hapur", teksa ministrat përkatës të dy vendeve kanë nënshkruar disa memorandume
Në Kartën e Adriatikut bëjnë pjesë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese
Dy ministrat kanë biseduar edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë për marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë si dhe për sfida të tjera me të cilat përballen dy vendet ballkanike.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbok në vizitën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut theksoi nevojën për reforma dhe ndryshimet e domosdoshme kushtetuese në mënyrë që vendi ballkanik të ecë përpara drejt integrimit evropian.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së dhe dhe Komisioneri për Zgjerim morën pjesë në një takim të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim në mes të Bllokut dhe Maqedonisë së Veriut
Ndihma është në kuadër të fondit prej një miliard euro që BE-ja ka premtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që popullësia e rajonit të përballojë problemet e shkaktuara nga kriza energjetike.
Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro. Autoritetet e quajnë një projekt madhor që do të lehtësojë trafikun dhe lidhjen me vendet fqinje.
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evroian theksoi planet e investimeve në rajon në aspektin e zhvillimit të sistemit energjitik për të anashkaluar varshmërinë nga burimet energjetike ruse
Vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg është mirëpritur nga autoritetet qeveritare të cilat e quajnë një “fitore të madhe për drejtësinë e vendit”,
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut u mblodh të hënën pasdite për të miratuar kabinetin e riorganizuar qeveritar, ku do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nga koalicioni largohet partia Alternativa.
Parlamenti do të mblidhet të hënën për miratimin e kabinetit të riformatuar.
Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet sot, Parlamenti do të mblidhet në seancë të hënën për të miratuar kabinetin e riformatuar qeveritar.
Aleanca për Shqiptarët ka tetë deputetë dhe qëllimi i kryeministrit Kovaçevski për futjen e saj në qeveri është përforcimi i shumicës parlamentare, si dhe përgatitja për arritjen e dy të tretave të domosdoshme për rishikimin e Kushtetutës
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani flet në një intervistë për Zërin e Amerikës për marrëdhëniet me Bullgarinë, kryesinë e OSBE-së dhe përplasjet brenda BDI-së
Ngarko më shumë