Presidenti i zgjedhur, Joe Biden tha se ekipi i tij i tranzicionit ka ndeshur pengesa në përpjekjet për të marrë informacion në një numër agjencish kritike për sigurinë kombëtare.
Shërbimi Federal i Burgjeve akuzoi të hënën Navalny-n për shkeljen e rregullave të një dënimi me kusht që ai po vuan për një shkelje që daton në vitin 2014 dhe për shmangien e mbikëqyrjes së autoritetit të inspektimit penal të Rusisë
Agjentët federalë bënë një kontroll të shtunën në një shtëpi në periferi të qytetit në kërkim të të dhënave për incidentin
Shpërthimi i së premtes në zemër të kryeqytetit muzikor të Amerikës shkatërroi disa automjete dhe dëmtoi më shumë se 40 biznese.
Amerikanët përballen me rrezikun e humbjes së përfitimeve të papunësisë dhe një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, nëse Presidenti Trump nuk nënshkruan një paketë prej 2.3 trilionë dollarëshe
Rusia filloi një çështje penale të premten kundër Lyubov Sobo nën akuzat se ka hyrë me dhunë në një banesë që mbështetësit e saj thanë se kishte lidhje me një agjent sekret të përfshirë në komplotin për të vrarë Navalnin
Pak para shpërthimit, nga automjeti që u hodh në erë dëgjohej një paralajmërim për të evakuuar zonën para se të shpërthente bomba.
Papa Françesku e dha mesazhin e tij tradicional "Urbi et Orbi" virtualisht duke dënuar nacionalizmin dhe "virusin e individualizmit radikalë" siç u shpreh ai
Departamentet shëndetësore lokale si dhe farmacitë janë përballë sfidës për të identifikuar kategoritë e punonjësve të shërbimeve jetike për të garantuar që askush të mos përfitojë pa radhë.
Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.
Miliona vaksina kundër COVID-19 janë në spitale e qendra të tjera në SHBA në pritje të fushatës masive të vaksinimit, duke vënë në pikëpyetje planin e qeverisë për të vaksinuar 20 milionë vetë këtë muaj.
Vendimi pason shfaqjen e një varianti të ri shumë më ngjitës të koronavirusit në Britani, që ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre me Mbretëria e Bashkuar.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike tha të mërkurën se një fushatë spiunazhi kibernetik që u bë publike në fillim të këtij muaji ka prekur qeverinë federale dhe ato lokale, megjithëse dha pak hollësi të mëtejshme
Republikanët dhe Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve bllokuan të enjten përpjekjet për të bërë ndryshime në paketën prej 2.3 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin dhe paketën e shpenzimeve qeveritare
Në një valë të dytë faljesh, zoti Trump përfshiu edhe Charles Kushnerin, babain e dhëndrit të tij Jared Kushner
Presidenti tha se ai i vuri veton Ligjit për Autorizimin për Mbrojtjen Kombëtare, shkurtimit NDAA, sepse “nuk përfshinte masa kritike të sigurisë kombëtare".
Padia civile, paraqitur në një gjykatë të Romës, është ngritur kundër Kryeministrit Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Guvernatorit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.
Zoti Trump tha se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten. Paralajmërimi shkakton paqartësi përpërpjekjen dypartiake në Kongres
Qeveria ra pasi parlamenti nuk arriti të miratonte buxhetin, duke i hapur rrugën një votimi që paraqet sfida të reja për Kryeministrin Benjamin Netanjahu
Komisioni i Senatit për Financat ishte informuar për aktivitetin e hakerëve në emailet e Departamentit të Thesarit dhe se duket që ka qenë një operacion me përmasa domethënëse.
Ngarko më shumë