E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Presidenti Obama uron shqiptarët me rastin e 100 vjetorit

x
Madhësia e gërmave - +
“I dashur zoti President,

Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Shqipërisë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë më 28 nëntor. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ne i rikonfirmojmë Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin tonë të fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme.

Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike.

Vlerësojmë thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë ...me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it. Ne jemi mirënjohës gjithashtu për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor duke ditur që përparimi i vazhdueshëm rajonal është kyç në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për një Evropë të lirë, në paqe dhe të bashkuar.

Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë.

Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë.
Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në përpjekjet tuaja të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë!”
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: z. m. nga: shba
05.12.2012 03:51
faleminderit shba, faleminderit z. barak obama dhe te gjithe ambasadoreve te shba ne tirane per fjalet e ngrohta dhe te sinqerta per kete popull te shumevuajtur nga regjimi totalitar komunist, shqiptaret nuk duhet ta harojne ndihmen shume te madhe qe shba ka dhene gjate gjithe jetes per demokratizimin e vendit dhe vazhdon te jape, uroj nga zemra qe ky shekull i ri te nise me realizime te reja per bashkimin e shqiptareve ne te gjithe boten duke mare ate qe i kane rrembyer pa te drejte, pronat e palujtshme, gezuar.


nga: Bardh Doci nga: New York
25.11.2012 21:16
Eshte kenaqesi e vecant qe Honorable Barack Obama President i USA.pershendet perzemrsisht Popullin shqiptare.
Me gjthse nje vend i vogel por ma tardita te lashta nder shekuj ka dhen konribite te mdha.ka luftuar shume per liri demokraci por fati nuk i ka buzqesh.
U desht nderhyra e Amerikes qe shpetoj Kosova-Dardane dhe sota alenca e shiperis me SHBA.eshte shume e forte.
Peshendesi Ameriken
Pershendesim popullin Shqiptar
Congratulation
sincerly
Fatbardh Doci S.C.
New York


nga: Thanks US nga: Tirona
24.11.2012 02:15
Zoti bekofte US


nga: Anonim
23.11.2012 19:43
Faliminderit Amerike dhe Z Obama per fjalet e ngrohta dhe te perzemta qe flisni per kombin shqipetar nje komb i lashte me kulture por me nje histori te hidhur nga grabiqaret dhe dashkeqit e kombit shqipetar,ky komb i madh Amerikan ne cashte te veshtira na ka dale zot si Presidenti Uillson ku na mbrojti pavaresine e Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris viti 1919.gjate demokracise Shqiperine e anetarsuat ne Nato dhe kosova u clirua nga bisha eger Milloshevicit dhe mori Pavaresine ku kontribut dhane Presidentet Bill Klinton dhe Xhorxh Bush...Tani ngelet te zbatojme tre porosite e Zonjes Klinton ,zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vitin 2013,te luftojme korupsionin duke forcuar institucionet e Pavarura dhe bashkepunimi midis Pozites dhe Opozites per interesin kombetar..kerkohet me tej bashkepunim ekonomik Shqiperi-Amerike,bashkimi i trojeve ne Shqiperine Etnike dhe nje shtet i forte si ai i IZRAELIT..Zoti e bekofte Ameriken Zoti e bekofte Shqiperine,,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Konventa e PS hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive