Amfilohije Radovic refuzon të mbajë maskë dhe e ka quajtur një pelegrinazh të besimtarëve si "vaksina e Zotit".
Një raport i një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve prej 449 faqesh, përshkruan dhjetëra raste kur katër kompanitë më të mëdha keqpërdorën pushtetin e tyre.
Gjykata e Lartë amerikane filloi sesionin nëntë mujor të hënën me një vend bosh të krijuar nga vdekja e gjykatëses Ginsburg, pandemisë së koronavirusit dhe zgjedhjeve presidenciale që po afrojnë, rezultati i të cilave mund të vendoset nga vetë anëtarët e gjykatës.
Ekspertët ligjorë interpretojnë rregulloret ekzistuese dhe ofrojnë hamendësi për skenare të paparashikuara në rregullore.
Një gjykatës federal ndaloi të enjten punën e një komisioni të strukturave të zbatimit të ligjit të krijuar nga administrata Trump, duke thënë se kishte shkelur ligjin për dëgjesat publike.
Rritja më e madhe u shënua në shtetin e Uiskonsit prej 111 për qind. Illinoi shënoi rritjen më të vogël mes 27 shteteve, me 5 për qind nga gushti në shtator
Helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny "përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", thuhet në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Britania, Franca, Gjermania, Estonia dhe Belgjika të enjten.
Ligjvënësit kërkuan me ngulm informacion rreth kostos së tërheqjes së trupave, sa kohë do të duhej për t’u kryer ky proces dhe nëse administrata ishte koordinuar me aleatët evropianë përpara se ta merrte vendimin.
Dokumenta të brendshme dhe raporte përshkruajnë rreziqet në rritje ndërsa afrojnë zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u kërkoi aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të fillojnë sa më shpejt bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth kufijve detarë.
Vizita e zotit Pompeo vjen në një kohë tensionesh me aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë
Spitali gjerman Charite dhe Qendra Gjermane e Sëmundjeve Neuro-degjenerative (DZNE) njoftuan të enjten se kishin identifikuar antitrupa shumë të efektshëm kundër koronavirusit.
Një avion ushtarak transporti me kadetë të forcave ajrore u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë një autostrade në Ukrainën verilindore të premten në mbrëmje.
Kompania Facebook tha të enjten se ka mbyllur tre rrjete të llogarive të rreme të cilat mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Për të rinjtë që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara pa dokumenta si fëmijë, është i vështirë realiteti i pamundësisë për të votuar
"Kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që Gjykata e Lartë t’i ketë të nëntë gjyqtarët", tha Presidenti Trump të mërkurën në një aktivitet të Shtëpisë së Bardhë.
Kandidati demokrat Joe Biden dhe presidenti Donald Trump gëzojnë pothuajse të njëjtën mbështetje në Pensilavani dhe Karolinën e Veriut, ndërsa ish-nënpresidenti kryeson në Miçigan dhe Uiskonsin, sipas një akete nga agjencia e lajmeve Reuters në bashkëpunim me firmën hulumtuese Ipsos.
Udhëzimet tashmë të hequra, u rekomandonin njerëzve që të përdorin pastrues për ajrin për të zvogëluar sasinë e mikrobeve që qarkullojnë përmes ajrit në ambjente të brendshme me qëllimin për të shmangur përhapjen e sëmundjes.
Rekordi vjen ndërsa testimi kishte rënë për disa javë
Në një fabrikë në jug të Parisit, pëlhura e kërpit pritet me lazer në një linjë prodhimi të maskave të para të biodegradueshme në Evropë.
Ngarko më shumë