Kalimi paqësor i pushtetit pas zgjedhjeve është një traditë e demokracisë amerikane
Kandidati demokrat për president, Biden bëri thirrje që një bord i jashtëm shkencëtarësh, jo Presidenti Donald Trump, të përcaktojë nëse një vaksinë për koronavirusin është e sigurt dhe efektive
Presidenti dhe sfiduesi i tij demokrat u shfaqën me pikëpamje krejt të ndryshme për zjarret shkatërrimtare në Shtetet e Bashkuara
Presidenti reagoi gjatë konferencës për shtyp të enjten pas pyetjes së një gazetari mbi regjistrimet e bisedave që kishte zhvilluar me të autori Bob Woodward.
Të dy kandidatët po bëjnë fushatë në shtetet që janë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve
Presidenti Trump u përpoq të sqaronte të ejten komentet që bëri një ditë më parë duke kërkuar që mbështetësit e tij të votonin dy herë për t’u siguruar që votat e tyre të numërohen.
Presidenti Trump shkoi në qytetin Kenosha të shtetit të Uiskonsënit, ku protestat precipituan në dhunë javën e kaluar pasi oficerët e policisë qëlluan afrikano-amerikanin, Jacob Blake
Presidenti tha për zotin Biden se "nëse i jepet mundësia, ai do të jetë shkatërruesi i madhështisë amerikane"
Ai u shpreh gjatë një interviste se do të verifikojë faktet gjatë debatit në skenën kombëtare
Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, është e ligjshme për Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump të përdorin Shtëpinë e Bardhë për aktivitete që lidhen me Kuvendin Kombëtar Republikan.
Presidenti Trump tha se mënyra e vetme sesi demokratët mund ta mposhtin në zgjedhjet e nëntorit është përmes një procesi të manipuluar votimesh duke përdorur fletëvotimet me postë
Në të njëjtën ditë kur Partia Demokrate fillon kuvendin e saj, Presidenti Trump vizitoi zonat qendrore të vendit në vazhdën e fushatës së tij
“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën.
Si Shtëpia e Bardhë, edhe fusha historike e betejës janë objekte federale, duke ngritur shqetësime ligjore dhe etike për përdorimin e tyre si një aktivitet politik
Agjentët federalë të zbatimit të ligjit janë duke u dislokuar në dy qytete të tjera amerikane për t'i dhënë fund një rritjeje të numrit të vrasjeve.
Prania e forcave federale pa shenja identifikuese në qytetet amerikane, është një veprim i debatueshëm
Ndërsa presidenti ka komentuar më parë në mënyrë të favorshme për marrëdhëniet e tij me Anthony Faucin, të hënën ai tha, "Jo gjithmonë jam dakord me të."
Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që të rihapen.
Duke theksuar patriotizmin dhe një version tradicional të historisë amerikane, Presidenti Trump po i drejtohet bazës së tij politike dhe iu kundërvihet kundërshtarëve të tij si të rrezikshëm për vendin
Ngarko më shumë