I dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështje të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha të premten se agresioni rus në Ukrainë e ka bërë procesin e zgjerimit të bllokut të domosdoshëm.
Minat që Rusia ka vendosur në Ukrainë janë të ngjashme me ato të vendosura në ish -Jugosllavi, gjatë viteve 1990.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën këmbënguljen e diplomatëve perëndimor për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që i njeh Manastirit të Deçanit, të drejtën e pronës në mbi 23 hektarë tokë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha të martën në Prishtinë se pas agresionit rus në Ukrainë, tranzicioni energjetik në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor është jetik.
Kërkesa për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga skemat e pensioneve është shndërruar në debate të ashpra ndërmjet opozitës dhe qeverisë.
Sipas analistëve duhet të ndryshojë botëkuptimi rreth bisedimeve dhe të mos shihen ato si detyrim ndërkombëtar por si interes i Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet tyre.
Sipas studimit moszbatimi në tërësi i ligjit për gjuhët zyrtare, vështirëson jetesën për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.
Aktualisht tre gazetarë ukrainas janë vendosur në Kosovë.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha sot në Prishtinë se vendi i tij e mbështet bisedimet Kosovë – Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Qeveria e Kosovës përforcoi të hënën sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Nga përparimet në bisedimet e kësaj radhe në Bruksel varej nëse do të kishte një takim të nivelit më të lartë politik ndërmjet palëve
Autoritetet në Prishtinë shpresojnë të marrin mbështetjen e dy të tretave të shteteve anëtare, të nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë të martën se janë të pafajshëm ndërsa kërkuan që procesi gjyqësor ndaj tyre të fillojë sa më shpejt.
Në Kosovë me disa veprimtari u shënua nëntë maji dita e Evropës, që është festë shtetërore, me gjithë faktin se Kosova është vendi më i izoluar në Evropën Juglindore.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha të enjten në Prishtinë se Gjermania mbështet aspiratat integruese të Kosovës por pret një ritëm të ri në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Rritja ekonomike në vitin 2022 sipas Bankës Botërore pritet të ngadalësohet në nivelin mes tre dhe katër për qind, nëse çmimet do të normalizohen gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje politikanëve që të krijojnë kushte për luftimin e pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve.
Zoti Levits bëri thirrje që Kosova të përfshihet në Programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n si rrugë drejt anëtarësimit.
Senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite në rajon, mes shqetësimeve për ndikimet e agresionit rus në Ukrainë edhe në Ballkanin Perëndimor
Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të diskutojnë për dy ditë me ardhë në Bruksel në përpjekje për të siguruar një marrëveshje për targat e makinave.
Ngarko më shumë