Autoritetet e sigurisë në Kosovë thanë se dy makina të policisë janë sulmuar me armë zjarri në veriun e vendit në rrugën që çon drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, por pasoja në njerëz.
Në Kosovë, u hap një ekspozitë në nderim të viktimave të përdhunimeve në luftën e viteve 1998 - 1999 dhe gjatë hapjes u kërkua që 14 prilli të njihet ligjërisht si ditë zyrtare përkujtimore për viktimat e këtij krimi.
Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin që parasheh rritjen e pagës minimale në jetë 264 euro, por pa pajtimin e sindikatave që kërkojnë një pagë më të lartë.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thanë të martën se agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe masakrat ndaj civilëve, dëshmojnë edhe më shumë rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës i kërkuan të hënën mbështetje qeverisë së Kosovës në tejkalimin e problemeve, që nga përçarjet e tyre të brendshme dhe deri te çështjet administrative siç është pasivizimi i adresave nga autoritetet serbe
Në Kosovë, sindikatat e punëtorëve u hodhën të premten në protestë me kërkesat për miratimin e Ligjit për Paga, zbatimin e sigurimeve shëndetësore dhe ndryshimin e ligjit për skemat pensionale.
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha të mërkurën se hapi i parë dhe kushti i domosdoshëm për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Grupe qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në mënyrë të organizuar në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
Partia Përparimtare e Aleksandër Vuçiçit pritet të jetë fituese sipas anketave, por nuk ka gjasa të mbajë një shumicë dërrmuese prej 188 deputetësh në parlamentin prej 250 vendesh.
Udhëheqësit e dy koalicioneve thanë për Zërin e Amerikës se me gjithëse po konkurrojnë të ndarë, shpresojnë të përsërisin rezultatin e dy viteve më parë kur kishin fituar tri mandate në parlamentin serb
Qindra serbë në Kosovë protestuan të premten kundër vendimit të qeverisë në Prishtinë për të mos lejuar hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë fqinje që mbahen më 3 prill.
Diplomatët e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe shprehën keqardhjen që Kosova nuk u pajtua të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 3 prill.
Presidenti i Serbisë tha të martën në mbrëmje se autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në atë pjesë
Në Kosovë po qëndron një delegacion i Shtëpisë së Bardhë i udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit amerikan Joe Biden, për Siguri Kombëtare.
Maria Vitalievna Kydurko dhe Julija Oleksandriva Obodovskaja nga Ukraina tashmë janë bërë refugjatet e para në Kosovë, pasi u larguan nga luftimet në vendin e tyre
Ministrja e Jashtme gjermane po zhvillon një vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të nxisë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock po zhvillon nje tur katër-ditor në Ballkanin Perëndimor që përfshin ndalesa në Bosnje, Kosovë, Serbi, dhe Moldavi.
Qeveria e Kosovës themeloi sot grupin punues ndërinstitucional që synon përshpejtimin e anëtarësimit të vendit në NATO, por edhe mekanizma të tjerë të sigurisë rajonale e ndërkombëtare.
Ngarko më shumë