Një raport i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit thekson se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë
Falja e Fitër Bajramit u mbajt me një numër të kufizuar personash brenda xhamisë qendrore në Prishtinë
Komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit, Olivier Varhelyi i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Prishtinë
Raporti i fundit i Gazetarëve pa Kufij e rediti Kosovën në vendin e 78-të për shkallën e lirisë së shprehjes, që paraqet një rënie prej tetë vendesh krahasuar me një vit më parë.
Diplomatët po bëjnë përpjekje për rifillimin e bisedimeve me shpresën për të arritur një marrëveshje para vitit të ardhshëm kohë kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e ato presidenciale.
Po bëhen gati tre javë që kur Kosova filloi procesin e vaksinimit dhe gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar pak më shumë se 13 mijë persona.
Organizatat e shoqërisë civile thonë se frika nga stigmatizimi ka bërë që shumica e personave të përdhunuar gjatë luftës të heshtin.
Opozita thotë se qeveria në vend të merret me situatën e rënduar në Kosovë për shkak të COVID-19s, po merret me zgjedhjet në Shqipëri. Qeveria thotë se gjatë ditëve në vijim do të shihen efektet e masave që ajo ka marrë ndaj pandemisë.
Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë thanë se deri më sot mbi 3 mijë e 500 persona janë regjistruar për t’u vaksinuar.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të vazhdojë bisedimet me Serbinë duke theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet të dyja vendeve është një sfidë madhore.
Gjatë muajit mars në Kosovë janë konfirmuar 21 mijë e 200 raste të të prekurve nga koronavirusi, ndërsa 273 veta kanë humbur jetën nga pasojat e tij.
Në Kosovë, të martën filloi vaksinimi në shkallë të gjerë kundër COVID-19 pas marrjes së dozave të para vaksinës AstraZemeca nga programi Covax.
Me 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, të cilat pas 78 ditësh u detyruan të largohen nga Kosova.
Vendimi u mor në një periudhë kur lëvizja Vetëvendosje hapi një seri diskutimesh me partitë politike për formimin e institucioneve të reja.
Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet e pakta që nuk filluar vaksinimin, por ndryshe është gjendja në komunat me shumicë serbe, ku një numër i madh i tyre tashmë po kryejnë vaksinimin në Serbi
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa miratoi kërkesën e pesë partive të pakicave për anulimin e votave të hedhura nga votuesit serb për parti të caktuara të komunitetit boshnjak dhe atij rom në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 vende në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.
Komentet e zotit Kurti pasuan takimin me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak i cili të hënën filloi një vizitë treditëshe në Kosovë.
Qytetarët që kanë hedhur nismat që përmes peticioneve digjitale të sigurojnë njohje nga kompani të mëdha ndërkombëtare si Netflix dhe PayPal, kritikojnë institucionet për mungesë të strategjisë për siguruar njohje të tilla
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim të hënën për rinumërim të 494 vendvotimeve për shkak të siç u tha, mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.
Ngarko më shumë