Kryetari i Aleancës, Ziadin Sela përmes një video prezantimi në Facebook të enjten, konfirmoi se kishte marrë një pëlqim me shkrim nga ana e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për koaicionin
Autoritet qeveritare në Maqedoninë e Veriut e kanë mirëpritur publikimin e metodologjisë së re të Bashkimit Evropian për vendet që synojnë anëtarësimin
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut nuk po arrijnë të kapërcejnë dallimet lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, duke kritikuar ashpër propozimet e njëra-tjetrës.
Gjatë një ceremonie përkujtimore në Akademinë maqedonase të Shkencave, Kryeministri i përkohshëm Oliver Spasovski tha se Holokasuti është krimi më i madh në historinë e njerëzimit
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksoi të shtunën në Shkup nevojën e realizimit të reformave dhe në veçanti miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike nga Maqedonia e Veriut.
Sipas disa njoftimeve, drejtori i kompanisë për grumbullin e mbeturinave në afërsi të Shkupit ishte përzier në eksportin e mbetjeve toksike me një firmë italiane në Bullgarinë fqinje
Zoti Varhelyi në një konferencë shtypi me Kryeminstrin Oliver Spasovski tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përgatitura të fillojnë bisedimet për anëtarësim
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi të premten kabinetin e Kryeministrit të ri të qeverisë teknike, Oliver Spasovski.
Policia maqedonase ka ndaluar të hënën pesë punonjës të administratës së Komunës së Tetovës për shkak të dyshimeve për përfshirje në privatizimin e paligjshëm dhe legalizimin e një parcele.
Kryeministri Zoran Zaev pritet të japë dorëheqjen më 3 janar, ditë do të shënojë dhe miratimin e qeverisë teknike.
Shtohen dilemat rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse do të mbahen ose jo sipas planit, më 12 prill
Gjykata e Apelit vlerësoi se janë bërë shkelje në procedura nga gjykata e shkallës së parë ndaj dhe e cilësoi vendimin si “joligjor dhe jo të drejtë”.
Buxheti prej 3.9 miliardë eurosh është më i larti ndonjëherë që ka pasur ky vend. 65 ligjvënës të partive në pushtet votuan për, ndërsa 23 opozitarë ishin kundër
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti të shtunën Kongresin e tij të katërt në të cilin u rizgjodh kryetari i partisë, Ali Ahmeti
Përfaqësuesit e organizatave “Këshilli për Etikë në Media” dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) të cilat e kanë përpiluar atë thonë se regjistri pason debatet për nevojën e adresimit të problemit nga puna e medias online
Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundvitit në Parlament
Grupi i vullnetarëve të rinj të Korpusit amerikan të Paqes do të ndihmojnë komunitetet e ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni i Venecias tha se “në disa fusha ligji i ri mund të shkojë aq larg sa për të imponuar atë që mund të dëshmohet si detyrim joreal ligjor ndaj institucioneve publike"
Zoran Mileski ishte i akuzuari i tretë në këtë rast korrupsioni të lartë gjyqësor që ka përfshirë ish-Prokuroren e posaçme Katica Janeva
Zonja Janeva akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe për përvetësim të mjeteve materiale nga një biznesmen maqedonas.
Ngarko më shumë